
Alexis Sanchez mbetet objektivi kryesorë për merkaton e Interit. Sulmuesi kilian preferohet shumë nga trajneri, Antonio Conte, i cili ka urdhëruar drejtorin e përgjithshëm, Beppe Marotta që të bëj çmos për ta sjellë në Milano. Por, me Sanchez thuajse të mbyllur tashmë, Marotta kërkon që t'i japë edhe tre profile të tjera "dhuratë" Antonio Contes.
Siç shkruan "Corriere della Sera" zikaltërit po vlerësojnë profile të tjera për të rritur cilësinë e skuadrës në dispozicion të teknikut italian. Në krye të dëshirave është një mbrojtës, i cili mund të alternohet me Lukakun.
Aktualisht preferohet ish-sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente, por nuk përjashtohet që në ditët e ardhshme të ketë të tjerë emra si alternativë për Lukakun.
Në rolin e mbrojtësit, Marotta ka shënjestruar Cristiano Biraghi të Fiorentinës, ndërsa në mesfushë pritet një goditje "BIG". Alternativat nuk mungojnë, por besohet se emri më i dëshiruar nga Conte është ai i Sergej Milinkovic-Savic.