
Refik Halili ka qenë prezent në pallatin e sportit “Feti Borova” duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Tiranës dhe Besëlidhjes, e vlefshme në basketboll për meshkuj.
Presidenti i klubit të futbollit të bardhebluve ka ndjekur nga afër suksesin e bardhebluve të cilët triumfuan me rezultatin 82-66 duke barazuar kështu ndeshjet 2-2. Do të jetë finalja ajo që do të vendosë për skuadrën kampione të këtij sezoni.
Ndërkohë kreu i klubit kryeqytetas është fokusuar edhe nga kamerat e pranishme. Siç duket pasioni për bluzën bardheblu nuk është vetëm në futboll, po kudo ku luan Tirana.
Poll