Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Jo vetëm Messi, PSG nxjerr në shitje dy “yjet”

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Messi, PSG nxjerr në shitje dy “yjet”

Leo Messi vendosi të mos rinovojë kontratën me klubin e Paris Saint Germain që i skadon këtë verë duke dal kështu një lojtarë i lirë në merkaton e verës. Por Messi me sa duket nuk do të jetë i larguari i vetëm në verë. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, parizienët kanë nxjerrë në shitje dy yjet e klubit. Neymar dhe Verrati nuk duan të qëndrojnë më në Paris. Pas incidenteve fatkeqe që ndodhën me ultrasit, me më shumë se njëqind tubime në portat e shtëpisë së tij, Neymar nuk dëshiron të qëndroi. Ish-lojtari i Barcelonës do të dëgjojë ofertat gjatë verës, ku Anglia është destinacioni i preferuar i lojtarit.

Ashtu si Neymar, Verratti ishte një nga ata që u vunë në dukje nga ultrasit në incidentet fatkeqe që ndodhën para selisë së klubit më 3 maj. Pas më shumë se një dekade në Paris, mesfushori po rimendon të ardhmen e tij në kryeqytetin francez. I vetëdijshëm se duhet një ndryshim “peizazhi”, pasi ka përjetuar të gjitha fatkeqësitë e brendshme që kanë rrethuar klubin. Mund të jetë vendimi më i dobishëm për të dyja palët.  Sipas raportimeve Al-Hilal do të ishte e gatshme t’i ofronte më shumë se 60 milionë euro neto në sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga