
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zbuluar jo qëllimisht tatuazhin që ka në këmbën e djathtë. Gjatë një ndeshje futbolli që zyrtarë të qeverisë zhvilluan me diplomatë të huaj, pantallonat e shkurtra kanë nxjerrë në pah për fotografët këtë tatuazh të ministrit.
Në qendër arrihet të dallohet një piramidë që njihet si simbol i shoqërisë sekrete Iluminati (të ndriçuarit), ndërsa në të dyja krahët shkruhet diçka që nuk mund të kuptohet nga fotot. Se sa lidhet ky tatuazh me Iluminatin, apo ka një domethënie të veçantë, kjo mund të sqarohet vetëm nga ministri Tahiri.
[gallery columns="1" size="full" ids="13629,13628"]
Galeria fotografike ()
Poll