Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jo vetëm Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka nominohet për ‘Zbulimin e Vitit’ te Legia

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka nominohet për

Ernest Muçi është padyshim ylli i Legia Varshavës, por sulmuesi i talentuar nuk është i vetmi shqiptar në ekip. Së bashku me të është edhe ish-shoku i skuadrës te Tirana, Jurgen Çelhaka. Ndryshe nga Muçi, Çelhaka ka patur vështirësi në ambientimin e tij në Poloni dhe minutat i ka patur me pikatore.

Mirëpo, këtë gjysmësezon është komplet ndryshe për mesfushorin shqiptar. 23-vjeçari ka gjetur formën e tij dhe po fiton besimin e trajnerit. Deri tani ai ka zhvilluar 21 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Conference League.

Performancat e mira kanë bërë që ish-i i Tiranës të nominohet për çmimin ‘Zbulimi i Vitit’ nga klubi i Legias. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 është në garë me Stivi Kapuadi, Yuri Ribeiro dhe Bartosz Slisz.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga