
Bruno Telushi u shpall dje kampion në Azerbajxhan me Neftci Baku. Vlonjati që një sezon më parë u bashkua me skuadrën e re nga Kukësi ia ka dalë të bëhet shqiptari i katërt që ka ngritur lartë trofeun e kampionit në Azerbajxhan.
Më herët në vendin azer kishin fituar trofe Suad Lici me Neftchi në 2005-06, Ansi Agolli me Qarabag që për gjashtë sezone nga 2013-14 e deri në vitin 2019 ngriti gjashtë herë trofeun edhe si kapiten. Një tjetër shqiptar që ka triumfuar është edhe Admir Teli. Shkodrani ka qenë pjesë e Qarabag nga 2013 e deri në 2015. Tanimë është radha e Bruno Telushit që të tregojë cilësinë e lojtarëve shqiptarë si kampion në Azerbajxhan.
Poll