Arbnoj Muja ka surprizuar jo pak me kalimin e tij në Turqi. Lojtari i kombëtares shqiptare mbyllë aventurën e tij në Belgjikë me skuadrën e Antwerp dhe transferohet te Samsunsport në kampionatin turk, ekip që lufton për mbijetesë në këtë sezon.
Skuadra turke bëri një ofertë të parezistueshme për belgët, të cilët nuk hezituan të hiqnin dorë nga shërbimet e Mujës. Ky i fundit është shitur për 2 milionë euro dhe 1 milionë të tjera në formë bonuses.
Nga transferimi i Mujës në Turqi nuk përfiton vetëm Antwerp, por edhe ish-skuadra e 25-vjeçari, Drita. Skuadra kosovare zotëron 20% të kartonit të lojtarit dhe në këtë mënyrë plot 400 mijë euro d të shkojnë në arkat e tyre. Por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë për shkak të bonuseve dhe mund të arrijë deri në 600 mijë euro.
Kujtojmë se Muja ditën e djeshme u zyrtariua te skuadra turke, ndërsa palët kanë firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë. Në këtë mënyrë 25-vjeçari kalon në Turqi, ku së fundmi u transferua edhe Ernest Muçi te Besiktas.