Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jemi shumë kavaljera në fushë", Trajneri i Vllaznisë rezerva për penalltinë e Bylisit: Fola me Zogajn, kemi edhe shumë probleme të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi shumë kavaljera në fushë", Trajneri i

Vllaznia arriti të merrte një pikë të rëndësishme nga përballja mes Bylisit. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa shkodranët rikuperuar dy golat e pësuar. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Hysen Dedja u shpreh se ka rezerva edhe për gjykimin dhe penalltinë e akorduar kundra Vllaznisë.

"Po ta shikosh edhe ndeshjen ndaj Teutës, ne jemi përgatitur nga ana fizike dhe sot kishim ndarje repartesh. Në momente të veçanta në vumë në diskutim edhe humbjen. Kam pretendime ndaj gjyqtarit.

Fola me Zogaj para se të vija këtu dhe më tha që e kam prekur topin me kokë te rasti I penalltisë. Nuk dua të merrem vetëm me këto probleme pasi kemi edhe probleme të tjera. Me Teutën bëmë një reagim të mirë, ndërsë sot disa lojtarë nuk reaguan siç duan. Për të qenë I sigurt unë pyeta sulmuesin Zogaj dhe më tha që nuk e kam prekur me dorë.

Kemi shumë probleme në përplasje me kundërshtarin. Jemi shumë të lirshëm dhe kavaljera kur kundërshtari hynë në zonë tonë. E justifikoj edhe punën time pasi duhet të rrisim akoma më shumë skuadrën pasi nga ana fizike nuk kam çfarë të rrisë më. Unë do të merrem dhe të riparoj problemet që janë tani. Unë u kënaqa dhe me barazimin, ashtu siç erdhi ndeshja".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga