
Merkato nuk ka ardhur ende, por Inter po mendon për largimet. Katër janë në listën e të padëshirueshmëve. Bëhet fjalë për Eriksen, Vecino, Nainggolan dhe Pinamonti, teksa që të katërt janë jashtë projektit të Contes.
Eriksen u mor me shumë bujë nga Tottenham, por asnjëherë nuk arriti të bënte më të mirë. Vecino dhe Nainggolan do të sistemohen në ndonjë ekip tjetër, teksa vendimtare do jetë dëshira e lojtarëve.
Inter synon titullin kampion në Serie A pas disa vitesh mungesë. Nëse do ia dalë apo jo, kjo mbetet të shihet.
Poll