
Situata te Inter është rikthyer në normalitet dhe kjo pas fitores së mbrëmshme 3-1 me përmbysje ndaj Torinos. Zikaltërit morën një tripikësh të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave, duke barazuar Lazion me pikë dhe ndarë pozicionin e dytë. Edhe pse duket e vështirë që Juventus të ndalet në rrugën e titullit, Conte e di mirë se rastësia është mbreti I botës.
Trajneri I zikaltërve ka folur pas ndeshjes së djeshme, duke cekur një sërrë temash. Lojtarët e lënë në stol, gabimet e sezonit apo edhe e ardhmja e tij që u vendos në pikëpyetje javën e fundit pas disa ndeshjeve jot ë mira.
"Dominuam në çdo aspekt në këtë ndeshje. Ishim të pafat në disa episode. Fakti që edhe Samir Handanovic gaboi tregon veçantinë e këtij momenti. Djemtë, gjithsesi, u treguan të zotë, sepse ai gol mund të kishte vrarë këdo. E ardhmja ime? Kam ardhur këtu për një projekt trevjeçar, por ta çuar skuadrën në nivelet më të larta. Nëse shoqëria është e kënaqur me punën time, dhe mendoj se është, nuk shoh pengesa për të vazhduar", u shpreh Conte.
Ndeshjet e fundit? Shpesh, situata të veçanta kanë kompromentuar rezultatin dhe kushtëzuar gjykimin për punën tonë. Pas golit, që mund të na kishte vrarë, djemtë qëndruan me këmbë, luajtën, krijuan dhe shënuan. Jam i kënaqur edhe nga fakti që Godin u zhbllokua. Është lojtari i 18-të i Interit që shënon. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë jemi të paparashikueshëm.
Mungesa e Eriksen në formacion? Po punon, por duhet të kërkojë që të ruajë një nivel të caktuar. Kemi nevojë për ekuilibra në fushë, ndaj dhe jam i detyruar të bëj disa zgjedhje. Eriksen e ka kuptuar që tek Interi pritshmëritë janë shumë të lartë: sa më në formë të jesh, aq më shumë kërkojnë nga ti. Në Angli është ndryshe, atje të thonë "defrehu".