
Ivan Balliu ishte titullar në ndeshjen e mbrëmjes së sotme që ekipi i tij Rayo Vallecano luajti në transfertë përballë Gironas, në kuadër të javës së 26-të të La Ligas. Ekipi i mbrojtësit shqiptar u mposht me rezultatin 3-0, por për Balliun kjo ishte një mbrëmje e veçantë.
32-vjeçari luajti mbrëmjen e sotme ndeshjen e 100-të zyrtare me fanellën e Vallecanos, duke arritur kështu një statistikë historike, përsa i përket karrierës së tij personale si futbollist. Në këtë sezon, Balliu ka qenë në 22 ndeshje titullar në La Liga.
Teksa kujtojmë që Vallecano e mori shqiptarin si lojtar të lirë në vitin 2021, kur Balliu vendosi të mbyllte aventurën me Almerian, për t’u transferuar te ekipi aktual.
Poll