Milan Skriniar i ëhstë nënshtruar një operacioni ditët e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi, i cili ka theksuar se e kishte shumë të nevojshme operacionin në shpinë, pasi po i shfaqte probleme të vazhdueshme muajt e fundit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, slloveni ka uruar ekipin për kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa ka theksuar se do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.
“Dua t'u dërgoj një përqafim bashkëlojtarëve të mi dhe t'i falënderoj për kualifikimin e mrekullueshëm në gjysmëfinale të Champions League. Ditën e djeshme në marrëveshje me Interin, unë iu nënshtrova një operacioni për t'u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Do t'i nënshtrohem një rehabilitimi për të rifilluar edhe stërvitjen”, ka shkruar Skriniar, i cili u dëmtua në sfidën me Portën në Champions League.
[caption id="attachment_689290" align="alignnone" width="549"] Postimi i Skriniar[/caption]