Televizioni Publik Shqiptar do të vijë me një transmetim special të sfidës Itali-Shqipëri që do të luhet më 24 mars në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.
Ditën e sotme, përfaqësues të TVSH-së me prezencën edhe të Drejtorit të Informacionit të Sportit në RTSH, Pano Xhixho kanë mbyllur një takim të frytshëm për transmetimin e kësaj ndeshjeje me UEFA-n, RAI-n.
Siç njoftohet edhe në faqen e Facebook-ut të emisionit sportiv që transmetohet në TVSH, “Rubrika Sportive”, Televizioni Publik Shqiptar po përgatitet për një transmetim special të sfidës Itali-Shqipëri.