
Teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje nga fundi I Serie A, klubet italiane janë mbledhur në një Asamble duke vendosur protokollin e sigurisë për të rikthyer në mënyrë të pjesshme tifozët në stadium. 20 klube kanë dëshirë që duke respektuar të gjithë sigurinë, të rikthejnë Brenda këtij sezoni tifozët.
"Një protokoll I detajuar do t'I dërgohet në vijim presidentit të Federatës italiane (FIGC). Serie A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumeve për një numër të caktuar tifozësh, në ndeshjet e mbetura", thuhet mes të tjerash në komunikatën e klubeve.
Poll