
Shqipëria u mund 3-1 në miqësoren e luajtur me Republikën Çeke.
Goli i parë u realizua në minutën e 18-të, me Patrick Shick që bën detyrën. Djemtë tanë kundërpërgjigjen me Cikalleshin në minutën e 42-të, me një perlë. Vendasit nuk pajtohen me këtë rezultat, teksa "tundin rrjetën" fillimisht me Masopust (68') dhe Celustka, në limite. Menjëherë pas miqësores për mediet ka folur lojtari i Shqipërisë, Keidi Bare.
"Në çdo stërvitje, kemi folur gjatë për pjesën e sulmit. Jemi stërvitur gjatë. Besoj se sot bëmë gjënë e duhur. Sulmuam, por rezultati na mungoi. Sot ishte thjeshtë një miqësore, ku provuam lojtarë për ndeshjet e shtatorit. Të gjtihë lojtarët japin maksimumin në fushë. Askush nuk dëshiron të humbasë, si në miqësore, ashtu edhe në eleminatore. Kjo ishte ndeshje prove. Siç thashë në fillim, provuam disa gjëra. Mendoj se djemtë dhanë 100%. Shpresoj që në shtator të jemi në formë dhe të marrim 3 fitore" - tha ai.