Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ishte e tepruar”, Granit XHAKA pendohet për shiritin e kapitenit: Reaguam më shumë se ç’duhet

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte e tepruar”, Granit XHAKA pendohet për shiritin e

Granit Xhaka i Arsenalit është hapur mbi “shpërthimin” e cila I kushtoi atij pozicionin e kapitenit.  Xhaka pohon që ai dhe fansat e tij kanë reaguar më shumë se ç’duhet në tetor. Mesfushori zvicerian u largua ndërkohë që u zëvëndësua kundër Crystal Palace.

Por në vend që ta marrë me qetësi Xhaka reagoi I nervozuar, duke shpërthyer ndërkohë që drejtohej drejt tunelit. Kjo rezultoi në heqjen e tij si kapiten, por ai beson se situata “u keqkuptua”.

“Kjo temë është mbyllur për mua,” tha ai për Bild. “Mbase ishte e gjitha një keqkuptim dhe të dy palët reaguam pak më shumë se ç’duhej. Fansat duhet të dijnë që jam I gatshëm të shkoj përtej çdo limiti dhe të bëj çdo gjë për Arsenalin.”

Incidenti bëri të dyshohej e ardhmja e tij tek Arsenali sidomos pasi Unai Emery caktoi Pierre-Emerick Aubemayang kapiten dhe largimi I tij u duk më I afërt.

Megjithatë çdo gjë duket se po rivendoset në vendin e tij sidomos pas kësaj jave ku trajneri I tij e lavdëroi.

“Çdo gjë që ai bën- përkushtimi, më pëlqen mënyra si është ai, si jeton, profesionalizmi I tij dhe mënyra si stërvitet.”- tha Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga