Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ish-trajneri i Romës nuk ka dyshime: Totti më i miri që kam stërvitur, Balotelli...

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Romës nuk ka dyshime: Totti më i miri që kam

“Më i miri që kam stërvitur? Totti”. Nuk ka asnjë dyshim për Zednek Zeman, dy herë i emëruar si trajner i Romës në karrierën e tij të gjatë.

Në emisionin “Nuk është një vend për të rinj” në valët e Radio2, Zeman nuk mendohet dy herë për të zgjedhur futbollistin më të mirë që ka pasur ndonjëherë në urdhrat e tij.

“Edhe pse kam stërvitur shumë futbollistë të mirë, Totti ka diçka më shumë dhe kjo nuhatet direkt. Imagjino, luan ende në nivele të larta edhe pse është 40 vjeç”, shprehet Zeman.

BALOTELLI – Ish-trajneri i Lacios, Romës, Foggia-s, Pescara-s foli edhe për Mario Balotellin. “Janë munduar shumë dhe ndoshta edhe unë nuk do t’ia arrija ta bëja më të mirë. Ka talent, pa diskutim. Por, kam parë shumë talente si ai që nuk kanë ecur para, sepse nuk kanë ditur të ruajnë ekuilibrat”, dekalon trajneri i njohur Zednek Zeman.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga