Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish shoku i ekipit te Barcelona, Dembele tregon anën e pazbuluar të Messit: Më dha shumë nga vetja

Shkruar nga NEWSPORT
Ish shoku i ekipit te Barcelona, Dembele tregon anën e pazbuluar të

Franca dhe Argjentina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Botës në Katar. Ndeshja që do të zhvillohet të dielën më 18 dhejtor, do të kurorëzoj fituesin e globit për vitin 2022.

Në konferencën për shtyp para finales së madhe ka folur sulmuesi francez, Osmane Dembele i cili ka rrëfyer 4 vitet e tij me Messin, nga koha kur luanin me Barcelonën.

Deklarata:

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga ata që më bëri të dua Bacelonën së bashku me Iniestën. Kam kaluar katër vite të shkëlqyera me të. Ai është një djalë normal në dhomën e zhveshjes, ai ndihmon shumë lojtarët e rinj. Ai më dha shumë nga vetja.

Messi është i vështirë për t'u markuar dhe ne do të duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t'u siguruar që ai ta prekë topin sa më pak të jetë e mundur.

Nuk mendoj se Argjentina proteston apo luan ashpër me keqdashje. Por në futboll duhet të jesh agresiv, duhet të jesh gati për të kundërpërgjigjur. Shpresojmë t'u kundërvihemi atyre dhe të kemi një lojë të mirë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga