
Ish-pronari i Inter Erik Tohir ka folur së fundmi në një intervistë për "Gazzetta dello Sport" duke treguar shkaqet që sipas tij e detyruan ta rishiste klubin zikaltër pas blerjes së tij nga Morati.
Tohir deklaroi se problemi më i madh për të mbeti ndërtimi i një stadiumi të ri që do sillte shumë të ardhura nga pikëpamja e biznesit, gjë që e detyroi të gjente një partner për të përmbushur objektivat e klubit.
"Problem për mua mbeti stadiumi i ri pasi do të na bënte shumë punë në biznesin tonë, por nuk ishte e mundur që ta ndërtonim. Do të rriteshin të ardhurat për të qenë në të njëjtin nivel me ekipet e mëdha të Europës. Siç ndodh me Juventusin, që arriti të blejë edhe Kristiano Ronaldon. Por shoh që edhe Suning ka të njëjtin objektiv, stadiumin. E shita Interin, pasi u afrua dikush që dëshironte të ishte partner me mua, që të kontrollonte shumicën dhe me objektiva të mëdhenj. Mendova se kjo është me e mira për Interin. E përsëris, e shita Interin se isha i detyruar të mbrohem, por mbajta 31% të aksioneve", tha Erik Tohir.
Ndërkohë ai u shpreh se do ta ndjek Inter-in në ndeshjen e sotme përballë Sassuolos pavarësisht orarit të papërshtatshëm në Indonezi. "Do ta gdhij, pasi pres një Inter fitues. Në fund të fundit jam ende pjesë e këtij ekipi, pasi zotëroj 31% të aksioneve. Mbi të gjitha mbetem një tifoz i zjarrtë dhe për këtë mjafton të vini në zyrën time, ku fanellat e Interit janë të shumta, duke nisur nga ato të Bergomi dhe Zanetti", thotë Tohir.
[gallery columns="1" size="full" ids="241308"]