Alush Gavazaj është larguar nga skuadra e Vushtrisë dhe momentalisht është lojtar i lirë. Ish-futbollisti i Superiores ka gjetur menjëherë “shtëpinë” e re.
Bëhet fjalë për një marrëveshje mes tij dhe ekipit të Renovës në Maqedoninë e Veriut. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai për Gazetën Olle ku bën me dije që ka hedhur “të zezën mbi të bardhë”.
“Sot do të firmosi kontratën me Renovën në Maqedoni. Jam mjaft i kënaqur dhe optimist për aventurën e re”, deklaroi ai.
Kujtojmë që sezonin e fundit, Gavazaj ishte pjesë e Vushtrisë, ndërsa më parë u shpall kampion me ekipin e Feronikelit. Në Shqipëri, 24-vjeçari është aktivizuar me Tiranën, Tërbunin, Bylisin dhe Korabin.