
Is-futbollisti i Skënderbeut në vitet (2016-2017) Agim Zeka ka firmosur me ekipin holandez të Fortuna Sittardit. 20-vjeçari e mbylli eksperiencën e tij në Portugali me Leixoesin, ku ishte i huazuar për 6 muaj. Ai vendosi të mos kthehej te francezët e Lille, të cilët kanë pronësinë ndaj sulmuesit.
Zeka është aktivizuar në karrierë me 19-vjeçarët e Prishtinës, më pas me Skënderbeun dhe në 2017 kapërceu kufijtë shqiptarë duke u vendosur në Francë te Lille. Ai u huazua më pas te Varzim në Portugali, por nuk arriti të garantone vendin e titullarit te Lille. Te Fortuna Sittard, ai shpreson që të fitojë më tepër minuta loje dhe të shpalosë vlerat e tij në fushë.
Njëkohësisht, ai është pjesë e Shqipërisë U-21 me të cilët ka zhvilluar 5 ndeshje ndërkombëtare. Në Holandë aktivizohen dhe dy yje të tjerë shqiptarë, Arbër Zeneli me Hereeveenin dhe Donis Avdijaj me Willem II.