Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare në lidhje me shoqen e ngushtë të Kim Kardashian: Ta ha zemrën

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare U21 dhe asaj të Kosovës, Liridon Krasniqi është në një lidhje me modelen dhe ish-mikeshën e Kim Kardashian, Larsa Pippen. Lajmi është konfirmuar nga mediet kosovare, me Larsa Pippen që ka bërë për vete 28 vjeçarin.

Krasniqi aktualisht luan me Johor në Malajzi, ndërsa rrjetet sociale të të dy personave dhe postimet mes tyre nuk lënë vend për dyshim. "Ta ha zemrën", shkruan Pippen në shqip, teksa komentet mes të dyve konfirmojnë marrëdhënien.

Larsa Pippen është divorcuar në vitin 2018 pas një martese të gjatë me basketbollistin Scottie Pippen, teksa duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e ish-futbollsitit të Kombëtares shqiptare U21 dhe asaj të Kosovës. Krasniqi ka luajtur dy ndeshje me kuqezinjtë dhe 4 me Dardanët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga