Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ironia e fortë e gazetarit, poston foton e Ahmetajt në stadiumin e kryeqytetit: Erion Veliaj lojtari polivalent i Edi Ramës

Shkruar nga NEWSPORT

Heqja e imunitetit të Arben Ahmetajt, i hapi rrugë SPAK-ut për të vijuar procedurat e mëtejshme ligjore. Një situatë e nxehtë për politikën shqiptare që pret të vihet pas hekurave një nga njerëzit më të rëndësishëm të kryeministrit Edi Rama.

Ish zv. kryeministri dhe Ministri i Financave Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, duke rrezikuar 15 vite burg. Për këtë situatë ka shkruar, Artan Hoxha. Gazetari investigativ ka postuar një foto nga një ndeshje futbolli të zhvilluar mes politikanëve shqiptarë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Me nota ironie, Hoxha përshkruan zhvillimin e fundit me ish politikanin Ahmetajn, të cilin e thekson si të rrëzuar, ku situatën në dorë tashmë e ka marrë kryebashkiaku Erion Veliaj. Në facebook-un e tij, Hoxha shkruante:

“Jemi në stinë kompeticionesh europiane. Kur njëri bie, tjetri merr kontrollin e lojës. Me “dëmtimet” e njëpasnjëshme të skuadrës së Padishaut, fusha e lojës mbeti bosh. Por, mjaftoi vetëm një indicie e vogël, gati krejtësisht periferike që në “tapetin e gjelbër” të zbriste “asi nën mëngë” i Padishaut.

Lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së “djegsave”, është i aftë të luajë si një mesfushor polivalent, në sulm apo në mbrojtje, majtas dhe djathtash, nga krahët, diagonal apo në qendër...

Ai sapo ka hyrë në fushën e lojës. Ka lidhur këpucët fort dhe ka filluar presingun lart, për të mos lejuar që kontrollin e topit ta marrë kundërshtari, për më tepër një kundërshtar gati i shpartalluar, si opozita... Kampionati vazhdon”.

[caption id="attachment_700545" align="alignnone" width="754"]Postimi i Artan Hoxhes/ ©Credits https://www.facebook.com/artan.hoxha.900 Postimi i Artan Hoxhes/ ©Credits https://www.facebook.com/artan.hoxha.900[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga