Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ironia e fatit, afrimi i fundit i Partizanit debuton ndaj ish-ekipit të tij

Shkruar nga NEWSPORT
Ironia e fatit, afrimi i fundit i Partizanit debuton ndaj ish-ekipit të tij

Partizani luan me Bylisin për javën e tretë të Abissnet Superiore të dielën në Ballsh në orën 15:00. Së fundmi ekipi nga kryeqyteti ka nënshkruar me 19 vjeçarin Marcelino Preka i cili vjen nga ekipi ballshiot. Debutimi i mbrojtësit të ri me fanellën e Partizanit pritet të jetë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij.

Marcelino Preka ishte titullar në dy sfidat e para për Bylis kundër Teutës dhe Kastriotit dhe deri ditën e djeshme ishte pjesë e stërvitjes me Bylis duke u përgatitur për ndeshjen kundër Partizanit. Për ironi të fatit, ditën e dielë, lojtari do të luajë me fanellën e ekipit që u përgatit të mposhtë kundër ekipit për të cilin luftonte.

Preka është prodhim i akademisë KF Shkodra dhe në futbollin profesionist ka debutuar me Bylisin në sezoni 2020-2021. 19-vjeçari shihet si zëvëndësuesi i të larguarit Belica dhe sëbashku me Bitrin pritet të marrin në dorë çelsat e mbrojtjes së Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga