Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë gati një investim që prek shifrën e një milionë eurove për të eletrifikuar stadiumin “Adem Jashari”. Ky impiant është i nevojshëm që kombëtarja e futbollit të Kosovës të ketë mundësi të luaj brënda territorit pa qenë e nevojshme të udhëtoj drejt Elbasanit apo Shkodrës në Shqipëri. Vendosja e impiantit të ndriçimit është një standart që duhet kapur dhe në Kosovë kanë ndërmend të bëjnë diccka të tillë brënda vitit. Buxheti mësohet të jetë bërë gati. Gjithashtu kjo do t'i shërbej edhe Superligës së Kosovës për të zhvilluar në mbrëmje ndeshjet më të rëndësishme.
Stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë
Poll