FSHF ka vendosur t’i japë klubit të Partizanit 230 mijë euro fond në formë investimesh për terrenet sportive që do të jenë në pronësi të klubit të kuq.
150 mijë euro për kompleksin që po ndërton Partizani dhe 80 mijë euro të tjera që vijnë në formë të ardhurash nga nga Fondi i Solidaritetit të dy sezoneve të fundit.
Klubi i kuq është informuar për këtë lajm nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkut, përmes një e-mail-i që i ka dërguar juristit personal të presidentit Gaz Demi, Gerald Burbës.
Plot 230 mijë euro për Partizanin që dalin nga arkat e FSHF-së në formë ndihme për klubin e kuq, që është duke ndërtuar kompelksin dhe stadiumin e ri.
Pas “luftës” mediatike mes FSHF-së dhe klubit të Partizanit për fondin e UEFA-s që të kuqtë pretendonin se nuk e kishin marrë nga ana e Federatës, tashmë kjo e fundit ka vendosur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv “të mbulojë në ar” 15 herë kampionët e vendit.