Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Intervista/ Talenti shqiptar i Maqedonisë rrëfen dëshirat dhe synimet për të ardhmen në kombëtaren kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

14054720_319484808396572_1225326589_nËshtë vetëm 21-vjeç, por shihet si një ndër talentet më premtues për të ardhmen. Së fundmi është ftuar për të qenë pjesë e Kombëtares U-21. Ky është Jasir Asanii, futbollisti i Vardarit, i cili në një prononcim për newsport.al ka treguar lumturinë e tij që tashmë është pjesë e kuqezinjve, por edhe synimet që ka për të ardhmen. Asanii dëshiron të luajë me ekipin e parë kuqezi, përpara mijëra tifozëve shqiptarë.

- Jeni ftuar nga U-21, si ndiheni?

Po, para ca ditësh kam marrë ftesë nga U21. Natyrisht që ndihem shumë mirë dhe them se jam I lumtur që jam pjesë e ekipit Shpresa.

- Shumë lëvizje te Shqipëria. Ç'mund të thoni për largimet?

Nuk më takojnë mua që të flas për largimet. Është zgjedhje e çdo lojtari që vendos për atë se kë do të luaj. Unë mund të flas vetëm për vete.

- A do ta bënit ju diçka të tillë?14037773_319484815063238_1276576338_o

Jo, asnjëherë. Unë kam bërë zgjedhjen time që të luaj për ngjyrat kuqezi, të cilat i kam në zemër.

- Nëse luan Kosova me Shqipërinë, për kë do të bësh tifo?

Unë bëj tifo për kombëtaren për të cilën do të luaj. Besoj se jam shumë I qartë.

-Ç'synime ke për të ardhmen?

Synimet e mia dihen. Dëshiroj të luaj sa më shumë titullar për ekipin Shpresa, kuptohet edhe të shënoj gola. Pastaj të kaloj edhe te ekipi i parë ku ëndërroj të luaj para tifozëve kuqezi.

13989484_319484811729905_682256520_n- Ëndërron kombëtaren e madhe?

E thash edhe më lartë se dëshira ime është të luaj para tifozëve kuqezi. Ka qenë dhe mbetët ëndrra ime që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Nuk do ta teproja, nëse do të dëshiroja që të jem pjesë e saj edhe në eliminatorët e Botërorit Rusi 2018.

- Diçka për ti thënë gjithë lojtarëve kuqezi?

Mesazhi im është që të japin çdo gjë nga vetja për ngjyrat e Flamurit më të bukur në botë.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga