Tuesday, January 31, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home VENDI SUPERIORE

INTERVISTA/ Idi Batha: Kam qenë që i vogël tifoz i Partizanit, Naingolan është idhulli im

03.03
in SUPERIORE
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
Shkëlqeu në Korçë, mesfushori i Partizanit falënderim special për Guerrils
Share on FacebookShare on Twitter

Një jetë prej mesfushori, të dikujt që i duhet të rikuperojë topa, të vrapojë e luftojë, të luajë bujarisht duke sakrifikuar e në fund dhënë topin për atë që bën golin. Te Partizani për shembull flitet shumë për Ekuban, pritjet e Hoxhës, padyshim me meritë, por jo dhe aq për kilometrat e Idriz Bathës, megjithatë vetë Batha dicka të tillë nuk e ndien, për vetë frymën që është krijuar te të kuqtë.

“Jo, të them të drejtën nuk e ndiej shumë këtë punën që nuk më del emri në gazeta, pasi c’është e vërteta edhe nuk ankohem, se dhe ju më keni përgëzuar sa herë kam luajtur mirë, nuk më keni harruar si të thuash, por këtu te Partizani vetvetiu është krijuar një ndjesi që të gjithë i marrin meritat, jo vetëm sulmuesi, kështu e kemi krijuar ambientin, dhe motoja jonë është: “Një për të gjithë, të gjithë për një”, pranon Batha në një intervistë për Supersport.

Kënga e Ligabue është një metaforë futbollistike për jetën, ku duhet të fitosh gjithcka me punë edhe nëse të mungon talenti, por Bathës talenti nuk i mungon, dhe këmbët e mira i ka. Flasin për këtë edhe 4 golat e shënuar në këtë sezon, vecon më të bukurit, por ndërkohë kurrë nuk kënaqet.

“Goli më i bukur është ai kundër Vllaznisë në Shkodër, ishte një gol i vecantë për mua, edhe goli në Vlorë ishte i bukur, por për mua janë ende pak gola.

-I ke vënë vetes ndonjë shifër?

– Shifra jo, por duke u krahasuar me mesfushorët që bëjnë gola në Europë, prapë janë pak.

– Kë ke parasysh për shembull?

– Në të gjithë kampionatet e botës mesfushorët cilësorë bëjnë gola,.

– Batha si Naingolan?

– Është shumë lart, por është një idhull për mua.

Ndeshja e radhës me Lacin që ka ndryshuar fytyrë këtë vit, një nga ato ndeshje ku do të duhen shumë edhe forcë e eksperiencë në mesfushë. Batha këtu theksin e vë te motivimi.

“Është një nga sfidat më të vështira që kemi. Do ta cilësojë më të vështirë edhe se Kukësi, duke patur parasysh që me Kukësin motivimi është në maksimum, ndërsa këto ndeshje që luhen pa tifozë sjellin edhe një si përgjumje për skuadrat. Laci ka nevojë për pikë, po ashtu dhe ne na duhen pikët maksimale në ndjekje të titullit. Do të jetë një ndeshje e vështirë por besoj se do t’ja arrijmë qëllimit për të fituar”.

Besimi i Starovës shfaqet në shifrat e Bathës, ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, në kampionat. Titullar fiks dhe një ndër më të aktivizuarit te Partizani, por për të kuptuar marrëdhënien me trajnerin vlen edhe ndonjë pyetje më shumë.

-Cila është lëvdata që të ka përkëdhelur më shumë sedrën nga Starova?

–Të them të drejtën asnjë lëvdatë kur jemi brenda fushës, kur jemi jashtë jemi shokë, por profesori është gjithmonë shumë kërkues dhe rezervohet për këtë.

-Cili është qortimi që të ka prekur më shumë ?

–Për t’u prekur nuk mund të them, por shpesh flasim edhe me tone të larta se jemi trajner dhe shok, por dhe tonet e larta trajnerit i lejohen.

Batha ka dhe dicka tjetër ndryshe nga të tjerët, nuk është vetëm futbollist por edhe tifoz i Partizanit.

“Që i vogël kam qenë me Partizanin, që i vogël shkoja në stadium për ta ndjekur Partizanin, ja arrita qëllimit për t’u bërë edhe futbollist i Partizanit dhe kjo është një ndjenjë edhe më e bukur”.

Por sa e vështirë është të bësh edhe futbollistin edhe tifozin, a ngatërrohen ndjesitë në fushën e blertë?

“Të them të drejtën është pak e vështirë ndonjëherë se duke futur edhe ndjenjën e tifozit të bën të kesh më shumë përgjegjësi, por eshtë edhe e bukur. Unë kur jam në fushë jam më shumë futbollist se tifoz, përpiqem ta lë ndjenjën e tifozllikut, dhe mundohem të përkushtohem te ndeshja me qetësinë e duhur, por sidoqoftë e dua këtë fanellë dhe e ndiej shumë”.

Për këtë arsye askush nuk mund të thotë se Batha nuk luan me shpirt, por a është e njëjta arsye që ndonjëherë është më nervoz sa duhet në fushë?

“Kjo është pjesë e karakterit dhe temperamentit, i kisha dhe në Kavajë dhe në Durrës, por sidoqoftë edhe ndjenja e tifozit më emocionon pak”.

Lufta për titullin është vërtet e paparashikueshme, te Kukësi pretendojnë se janë të denjë për trofeun, ashtu si dhe te Skënderbeu por si e ndiejnë veten te Partizani, në grupin e kuq.

“Jo vetëm te grupi për të jeni të sigurtë se të gjithë njerëzit e Partizanit edhe të gjithë tifozët e kanë parë që Partizani është i denjë për titullin, dhe Kukësi e Skënderbeu e kanë vërtetuar këtë në ndeshjet direkte se sa të fortë jemi”.

Partizani është 4 pikë pas në klasifikim, por Skënderbeu e Kukësi duhet të ruhen, mesazhi i Bathës për ta.

“4 pikë nuk janë shumë, kemi ende ndeshje direkte, mesazhi i vetëm është që ne jemi këtu për titullin kampion”.

Previous Post

FOTO/ Sulmuesi i Kombëtares u transferua te Astana, kështu do shkruhet mbiemri i tij në fanellë te skuadra kazake

Next Post

FOTO/ Mesfushori i Kukësit i bashkohet fushatës “Ti je një luledielli”

Të Lidhura

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës prezantohet në Bosnjë, zbulohet kontrata e firmosur
KRYESORE

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës prezantohet në Bosnjë, zbulohet kontrata e firmosur

31.01
I shënoi me “symbyllur” Alban Hoxhës, kush është sulmuesi i ri i Egnatias me vlerën e kartonit 6 milionë euro
KRYESORE

I shënoi me “symbyllur” Alban Hoxhës, kush është sulmuesi i ri i Egnatias me vlerën e kartonit 6 milionë euro

31.01
Vetëm 23 minuta në fushë, Kristal ABAZAJ trondit Tiranën
KRYESORE

Vetëm 23 minuta në fushë, Kristal ABAZAJ trondit Tiranën

31.01
FORMACIONI/ Mbyllet java e 6 në Superligë, lojtarët dhe trajneri fitues
KRYESORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 19-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

31.01
STATISTIKAT/ “Loro Boriçi” i jep krahë Vllaznisë, Partizani humb fuqinë në stadiumin e ri! “Hirushja” mban emrin Erzeni, Tirana di të fitojë kudo
KRYESORE

STATISTIKAT/ “Loro Boriçi” i jep krahë Vllaznisë, Partizani humb fuqinë në stadiumin e ri! “Hirushja” mban emrin Erzeni, Tirana di të fitojë kudo

31.01
Klejdi DACI ndryshon destinacion, sulmuesi rikthehet te rivalët e Kukësit
KRYESORE

Klejdi DACI ndryshon destinacion, sulmuesi rikthehet te rivalët e Kukësit

31.01
Tirana “fut ujë” por sërish e para, statistikat penalizojnë bardheblutë 
KRYESORE

Tirana “fut ujë” por sërish e para, statistikat penalizojnë bardheblutë 

31.01
25 milionë lekë të humbura, Kukësi “lë thatë” xhepat e lojtarëve të Tiranës
KRYESORE

25 milionë lekë të humbura, Kukësi “lë thatë” xhepat e lojtarëve të Tiranës

31.01
Load More
Next Post
FOTO/ Mesfushori i Kukësit i bashkohet fushatës “Ti je një luledielli”

FOTO/ Mesfushori i Kukësit i bashkohet fushatës "Ti je një luledielli"

Please login to join discussion








Të Fundit

Dëmtimi i Dembele, Barcelona nis negociatat për talentin e Manchester United

Dëmtimi i Dembele, Barcelona nis negociatat për talentin e Manchester United

31.01
Messi i rikthehet Botërorit: Do doja që Maradona të më dorëzonte trofeun

Messi i rikthehet Botërorit: Do doja që Maradona të më dorëzonte trofeun

31.01
Tronditet futbolli italian/ Dhunë seksuale në grup, dënohen 5 futbollistë të Veronës

Tronditet futbolli italian/ Dhunë seksuale në grup, dënohen 5 futbollistë të Veronës

31.01
“Në Champions nuk ishim në nivelin e duhur”, paradoksi i Xavit: La Ligan e fitojmë ne, jemi më të fortë se Reali

Barcelona nxiton në merkato, nis kontaktet me yllin e Botërorit

31.01
FERNANDEZ largohet nga Benfica? Veprimi i fundit i skuadrës portugeze “konfirmon” kalimin në “Stamford Bridge”

FERNANDEZ largohet nga Benfica? Veprimi i fundit i skuadrës portugeze “konfirmon” kalimin në “Stamford Bridge”

31.01
Asllani përballë Gjimshitit në Coppa Italia, vetëm njëri e nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Asllani përballë Gjimshitit në Coppa Italia, vetëm njëri e nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

31.01
ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës prezantohet në Bosnjë, zbulohet kontrata e firmosur

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës prezantohet në Bosnjë, zbulohet kontrata e firmosur

31.01
320 milionë euro, sheikët mbushin arkën e Real Madrid

ZYRTARE/ “Pasurohet” Bundesliga, ylli i Real Madrid transferim surprizë në Gjermani

31.01

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In