
Mauro Icardi do të largohet nga Interi ose nuk do të zbresë për asnjë minutë në fushën e lojës. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Conte i qendrojnë zgjedhjes së tyre dhe në këtë mënyrë kanë vendosur që sulmuesi të jetë në merkato. Marotta nuk dëshiron t'ia fal Juventusit dhe u ka shprehur se lojtari kushton 70 milionë euro ose shkëmbim me Dybala.
Nga ana tjetër drejtuesit zikaltër po shtyjnë Icardin të pranojë ofertën e Romës, por me një klauzolë të veçantë. Icardi nuk do të shkojë te Juventusi as vitin tjetër në transferohet në Romë, ky është kushti i vendosur nga Interi, klubit kryeqytetas. Tashmë dhe Icardi po mendon serizosht të firmos me Romën duke parë që Juventusi nuk po bën asnjë hap drejt tij dhe koha nuk premton pasi merkato do edhe disa ditë të mbyllet.