
Paraqitjet zhgënjyese të sulmuesit kroat të Interit Ivan Perisic e kanë shtyrë klubin zikaltër të përgatitet për shitjen e tij. Duke parë formën e dobët këtë sezon, Interi e ka nxjerrë në merkato 29-vjeçarin.
"Gazzetta dello Sport" raporton se zikaltërit do ta pranojnë ta japin lojtarin për shifrën 40-50 milionë €. Ndryshe nga sezoni i kaluar ku Perisic ishte njëri prej lojtarëve vendimtarë në kualifikimin e Interit në Champions League, këtë sezon lojtar ka treguar anën e tij të kundërt me fanelën e Interit duke u konsideruar si njëri prej përgjegjësve kryesorë për formën me oshilacion të Interit.
Ai u transferua në verën e 2015 nga Ëolsburgu dhe ka shënuar në katër sezone 34 gola në 140 ndeshje. Perisic u kërkua gjatë verës dhe nga Manchester United, por Interi refuzoi ta shiste lojtarin për jo më pak se 100 milionë €.