Dita e sotme pritet të jetë edhe ajo e armëpushimit mes Interit dhe Mauro Icardit. Bomberi argjentinas ka krisur marrëdhëniet e tij me zikaltërit, të cilët kanë mbyllur sytë për një moment, teksa e kanë uruar për ditëlindjen e tij të 26-të.
Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter” klubi nga Milano uron ditëlindjen e sulmuesit të saj, i cili mungon me skuadrën prej ditësh. Nuk dihet nëse Icardi do të paraqitet në Pinettina për tu bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, pasi sipas mediave italiane ai po vuan një dëmtim në gjurin e tij të djathtë.
Gjithsesi, në rast se do të vizitojë skuadrën, nuk pritet të mungojë festa me vezë e miell, episod që mund të qetësojë gjakrat në shtpëinë zikaltër. Ndjesia është se Icardi ka kohë për të arritur akordin me Interin, por sot, pse jo, mund të vijnë surpriza të këndshme.
Buon compleanno Mauro! 🎂🎊🇦🇷 @MauroIcardi #FCIM pic.twitter.com/PVKJAcOtAJ
— Inter (@Inter) February 18, 2019