
Mateo Kovaçiç mund të rikthehet te Interi. Ky është lajmi i fundit që qarkullion në mediet italiane teksa bëjnë me dije që zikaltërit po mendojnë të rikthejnë në skuadër mesfushorin kroat. Në vitin 2015 ai u largua nga Interi për t'iu bashkuar Real Madrid, ndërsa në këtë sezon futbollistik është huazuar te Chelsea.
Sipas "Tuttosport", drejtori Piero Ausilio po bën përpjekje për të blerë një mesfushor fantazist dhe Kovaçiç është opsioni më i mundshëm. Zhvillime të reja priten ditët e ardhshme për sa i përket ekipit të ri të Mateo Kovaçiç.
Poll