
Finalja e botërorit është vetëm pak ditë larg. Ditën e dielë (18 dhjetor), do të kurorëzohet kampioni i ri i botës, ndërkohë që Franca ka mundësinë të rikonfirmohet dhe njëherë kampione bote.
Ekipet ndërkohë që vijojnë përgatitjet e fundit për këtë event madhështorë që për 1 muaj solli shumë emocione dhe spektakël, kanë mësuar dhe emrin e arbitrit që do të vendosë drejtësi.
Polaku Szymon Marciniak, do të jetë bilbili i drejtësisë në këtë finale. Polaku 41 vjeçar gjatë këtij eventi ka gjykuar të dy kombëtaret në një ndeshje. Marciniak ishte arbitër në takim mes Frnacës dhe Danimarkës, që u mbyll me shifrat 2-1 në favor të gjelave.
Ndërsa ishte i pranishëm dhe në takimin ndaj Argjentinës dhe Australisë e mbyllur me shifrat 2-1. Marciniak është një emër i njohur për shqiptarët pasi ishte njeriu që vendosi drejtësi në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Armenisë në vitin 2015, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 3-0 dhe u kualifikuan në
Euro 2016.