Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Incidenti i parë në KATAR, zhduket tifozi që kaloi nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
Incidenti i parë në KATAR, zhduket tifozi që kaloi nga

Një incident tepër i çuditshëm ka ndodhur në Katar, vendin që në më pak se 1 muaj do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm të futbollit, Kupën e Botës. Një tifoz spanjoll që do të përshkonte në këmbë të gjithë rrugën deri në Katar për të ndjekur eventin, është zhdukur.

Santiago Sanchez, u nis nga Madridi për të vijuar rrugëtimin e tij në këmbë. Zhdukja e tij natyrisht ka shkaktuar shqetësim të madh. Sanchez do të kalonte një distancë prej 11 mijë kilometrash, duke kaluar nga 15 vende. Filloi nga San Sebastián de los Reyes (komunë në Madrid) janarin e kaluar, duke kaluar Francën dhe Monako e për të arritur në Itali, përmes kufirit pranë Genovas.

Nga Shqipëria do arrinte në Greqi dhe prej andej në Turqi dhe Kurdistanin e Irak. Atij i duhej vetëm të merrte një anije për të kaluar Gjirin Persik dhe për të arritur në Katar. Por që prej datës 2 tetor, familja dhe miqtë e tij nuk kanë marrë lajme për të.

Komunikimi i fundit ishte me një mik të tij Sanchez Kogedor, ku ai përmendi vendndodhjen e tij në kufirin e Kurdistanit vetëm 5 kilometra larg Iranit, duke shkruar në mesazhin e tij "gjithçka është në rregull" .

“Qyteti i fundit ishte në Irakun verior, një mal më ndan për të arritur në Iran, vendi tjetër para se të arrij në Katar”, ishte mesazhi i tij i fundit në llogarinë e tij në Instagram . Që atëherë ai nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga