Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja: Nuk dua të flas për Tiranën, është kapitull i mbyllur. Skënderbeu kampion?! Nëse jo, dështim

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja: Nuk dua të flas për Tiranën, është kapitull

Sot, është bërë prezantimi i trajnerit të ri të Skënderbeut, Ilir Daja për mediet. Ai ka folur për largimin pak kohë më parë nga Tirana dhe afrimin pranë klubit korçar. Daja i ka synimet e qarta, pasi kërkon patjetër titullin kampion.

“Janë dy gjëra që duhet t’i ndash nga njëra-tjetra. Nuk dua të flas për Tiranën. Është kapitull i mbyllur. Punova me devotshmëri atje dhe jam i lumtur që fitova zemrat e tifozëve të Tiranës. Tani jam shumë i nderuar që më jepet mundësia që të drejtoj Kampionët e Skënderbeut. Dua që të lë shenjë të mirë dhe të fitoj simpatinë e tifozëve korçarë.”

Lidhur me titullin, ai ka thënë se për të është i padiskutueshëm dhe këtë vit.

“Është normale të jetë kështu, sepse kanë 6 vite që dalin kampion. Më duket e logjikshme. Nëse nuk dalim kampionë do jetë një dështim. Gjithsesi unë dua t’i marr ndeshjet me radhë.”

Organika e Skënderbeut është e mirë dhe Daja e njeh mirë ekipin, por nuk ka përjashtuar mundësinë për afrime të reja në merkaton e janarit.

“Dua të flas në parim. Klubi mendon se duhet ndërhyrë në merkato. Ndërkohë më duhet të pranoj që lojtarët që kam në dispozicion janë ndër më të mirët në vend. Ambientimi? Presidentin e njoh prej kohësh. Por kontaktet për të filluar punë kanë qenë vetëm disa ditë më parë. Jetojmë në Shqipëri dhe komuniteti i futbollit është i vogël. Ndihmësi im do jetë Ardian Mema, ndërkohë që ritakohem me Bozhiqin. Me të kam ndarë dhomën si lojtar me Dinamon por kam punuar gjithashtu me të si staf te Dinamo. Një pjesë të lojtarëve i kam trajnuar dhe më parë. Njoh pothuajse gjithçka deri në detaje, sepse e kam ndjekur këtë skuadër dhe në atë pak kohë që bëra pushim.”

Trajneri i ri i ka përzgjedhur tre kundërshtarët e kampionatit.

“Besoj që treshja Partizani, Kukësi dhe Tirana. Nuk mund t’i përjashtoj bardheblutë nga ky rivalitet. Të katërt do synojmë kreun në fund të edicionit. I marrim ndeshjet me radhë. Rivali kryesor është Flamurtari, me të cilin kemi ndeshjen e parë të fazës së tretë të kampionatit. Do të flasim për Partizanin kur të vijë momenti.”

Pas nënshkrimit të kontratës me klubin korçar, Daja ka folur për kohëzgjatjen e bashkëpunimit me Skënderbeun.

“Do të bëjmë gjithçka që t’ia dalim. Do të punojmë shumë. Një ide të qartë për gjendjen përfundimtare, skemat dhe lojtarët do ta krijojmë në fund të fazës përgatitore. Shpresoj që në Turqi duke luajtur dhe miqësoret të kolaudohemi sa më mirë. Asnjëherë nuk kam folur mbi bazë kontratash. Marrëdhëniet e mia me klubet i kam trajtuar në bazë të punës. Puna shpjegon dhe kohën gjithashtu dhe rezultatet. Shpresoj të mos vihem në diskutim dhe gjërat të shkojnë sa më mirë", ka thënë Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut për "Supersport".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga