
Korbai arriti të zhvillonte një sezon të shkëlqyer ku ishte shumë pranë rikthimit në Superiore. Skuadra nga Peshkopia mposhti në finalet e Play Off-it, Tomorin dhe Flamurtarin. Teksa në finalen e Play Out-it ata u mposhtën nga Erzeni me shifrat 2-1.
Performanca e mirë e individëve zgjoi interesin e shumë skuadrave të Superligën dhe jo vetëm. Ndër më të spikaturit ishte Albers Keko i cili u transferua tek kampionët në fuqi, Partizani. Pas këtij të fundit erdhën edhe plot 6 largime të tjera.
Kjo gjë bëri që skuadra të boshatisej. Ditën e sotme drejtuesit e klubit janë “zgjuar” teksa kanë zyrtarizuar edhe goditjen e paë. Bëhet fjalë për mesfushorin, Rihan Zeqiri. 24 vjeçari nga Tetova do të ketë eksperiencën e parë në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar.