Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ikardi rrëfen si ia "rrëmbeu" gruan shokut të ngushtë: Vanda erdhi dhe u ul pranë meje...

Shkruar nga NEWSPORT

Lidhja e Mauro Ikardit me Vanda Narën ishte dhe vazhdon të jetë ndër më të diskutuarat në botën e futbollit.

Kjo për shkak se Vanda ka qenë bashkëshortja e Maxi Lopez, sulmuesit të Torinos, njëkohësisht ish-shoku i ngushtë i Ikardit.

Ky i fundit ka rrëfyer për mediat italiane se si nisi historia e tij me Vandën...

"Një ditë para se të nisesha për turneun amerikan, më erdhi një mesazh nga Vanda. Isha i befasuar, sepse zakonisht flisja me Maxin, jo me të. Ajo më kërkoi që t’ia blija një iPad të ri në SHBA që asokohe nuk ishte në shitje në Itali.

vamndaAi moment, sidoqoftë, më bëri të mendoj. A e dëshironte Vanda vërtet atë tablet, apo po kërkonte thjeshtë një justifikim që të kontaktonte me mua?

Kur u ktheva në Milano, një nga gjërat e para që bëra ishte që të ritakohesha me Vandën. Duke qenë se duhej t’ia jepja iPad-in e ri, ky ishte një justifikim i përsosur.

Ne i shkruam njëri-tjetrit disa herë dhe asokohe filluam të flisnim për ne paksa më lirshëm. Ajo më shkroi: ‘Mauro, ne (Maxi Lopez dhe ajo) po shkojmë të shëtisim në ishujt Aeolian, me Gonzalo Bergession dhe gruan e tij. Pse nuk vjen me ne?.

Padyshim se doja. Derisa isha vet në katin e dytë të anijes, i shtrirë në krevat dhe dëgjoja ‘reggae’, Vanda erdhi papritur dhe u ul pranë meje, pa kurrfarë turpi. Asokohe, lidhja e saj me Maxi Lopezin po përfundonte”, ka rrëfyer Ikardi./ Telegrafi.

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga