Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Zbulohet skandali në Brazil, Dimitri Payet detyronte të dashurën të pinte u***** dhe të lëpinte dyshemenë

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet skandali në Brazil, Dimitri Payet detyronte të dashurën
Larissa Ferrari dhe Dimitri Payet

Dimitri Payet është gjetur në qendër të një stuhie të vërtetë. Mesfushori i Vasco da Gama, ish-ylli i Marsejës dhe i kombëtares franceze, është denoncuar nga një grua braziliane për dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale, sipas një raporti të policisë të datës 29 mars dhe të bërë publik së fundmi.

"Ankesa u regjistrua në një stacion policie të specializuar për të ndihmuar gratë", konfirmoi policia civile e Rio de Zhaneiros. “Hetimi është në vazhdim”.

Gruaja, Larissa Ferrari, 28 vjeç, një avokate dhe fanse e Vasco da Gama, tha se ajo u takua me Payet në Instagram në gusht 2023 dhe më pas filloi një lidhje romantike. Sipas rrëfimit të saj, të shpërndarë në rrjetet sociale, episodet e dhunës nisën në dhjetor:

"Kam regjistruar video ku pija urinën, ujin nga tualeti dhe lëpija dyshemenë. Ai është një përbindësh i sëmurë. E dija që po më lëndonte, por nuk mund ta ndalojam, sepse më dukej si një kusht për të qëndruar bashkë. Ai u zemërua dhe filloi të më quante ‘kurvë’.

Ai tha se po e tradhtoja dhe se kisha shtatë ditë për t'i vërtetuar se e doja vërtet. Nuk dija çfarë të bëja për t'i treguar. Thashë se do të bëja tatuazh emrin e tij, por ai tha se kjo nuk mjaftonte. Ne ishim larg dhe ai më tha se duhej të ndëshkoja veten sepse ai nuk ishte aty për ta bërë këtë. Unë isha ‘kurvë’ dhe duhej t’ia vërtetoja me video” e mbyll rrëfimin Larissa Ferrari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga