Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ibrahimovic lë "thatë" Milanin, kuqezinjtë në aksion për sulmuesin e Napolit

Shkruar nga NEWSPORT

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic u rikthye pas shumë vitesh te Milan. Në mërkaton e janarit, shtatëlarti vendosi t'i bashkohej sërish kuqezinjve për gjashtë muaj, me të drejtë rinovimi edhe për një vit. Sipas mediave italiane, situata e krijuar nga Covid-19 dhe shtyrja e kampionatit, kanë bërë që Ibra të mendojë seriozisht për t'i dhënë fund karrierës.

Në këto kushte, Milan po mendon për një zëvendëues të denjë. Drejtuesit e "Djallit" kanë hedhur vështrimin në Napoli, teksa polaku Milik është në shënjestër. Sulmuesi është lojtari ideal për të zëvendësuar Ibrahimovic, ndërsa prej vitesh tanimë është ambientuar me Serie A.

Arkadiusz Milik
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga