
Milani do të përballet nesër me Monzan në transfertë në orën 18:00 për javën e 23-të të Serie A. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë me fitore ëpr të hedhur plotësisht pas momentin negatvi të para një jave. Trajneri Stefano Pioli, foli në konferencën për shtyp përpara sfidës.
MONZA – “Dua të përgëzoj Palladinon, skuadra e tij po luan mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Rezultati në ndeshjen e parë ishte i mirë, por nuk ishte një sfidë e lehtë për ne. Është një mundësi që duhet shfrytëzuar sepse kemi lënë shumë pikë.
SITUATA – “Ne vijmë nga dy ndeshje të mira dhe duhet të mendojmë për të luajtur mirë nesër. Duhet të bëjmë më një paraqitje të mirë. Rezultati i kësaj përballje do të tregojë se si po ecën ekipi.
LOJTARËT – “Tomori do të jetë i disponueshëm. Benaccer dhe Calabria nuk do të jenë me ne. Vranckx është gati për të na dhënë një dorë. Thiaë është një lojtar modern dhe ka karakteristika për t’u bërë një mbrojtës shumë i fortë.
Çdo javë që kalon, gjendja e Ibrahimovic po përmirësohet. Ai ka punuar mirë gjatë javës dhe do të jetë me ne. Do të shoh se kë mund të zgjedh mes Giroud dhe Origi. De Ketelaere do të ketë shumë më tepër shanse për të treguar se sa vlen.” – u shpreh Pioli.