
Labinot Ibrahimi është një nga lojtarët që ishin në mëdyshje për shkuarjen në Rusi, ndërsa çështja e bujshme u zgjidh pa shumë probleme. Kosovari tashmë ndjehet komod dhe kërkon që ai së bashku me shokët të mos i tremben skuadrës ruse.
Ibrahimi bën llogaritë, teksa përballë ka një kundërshtar të fortë. Por, ai i beson eksperiencës dhe shokëve të skuadrës, të cilëve iu bën thirrje për të kaluar me sukses sfidën.
“Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim gjithçka në fushë për treguar se nuk jemi rastësisht këtu dhe pse jo të arrijmë një rezultat pozitiv. Nuk druhem nga kundërshtarët dhe nuk mund të saktësoj se cili është lojtari që mund të na frikësojë. Për mua e rëndësishme është që skuadra të zbatojë me përpikmëri detyrat dhe të japë shpirtin në fushë”.