
Laçi po bën të gjitha përpjekjet për të sjellë një sulmues cilësor dhe vendimtar pas largimit të maqedonasit Marjan Altiparmakovskit dhe Xhevahir Sukajt, ky i fundit pa përfunduar pjesa e parë e sezonit.
Kurbinasit e kanë zhvilluar gjysmën e parë të sezonit duke arnuar repartin ofensiv nga java në javë, ku dhe mesfushori Ndriçim Shtubina ka sakrifikuar mjaft për të shënuar 6 gola. Gjasat janë që zgjidhjen ta gjejë trajneri i Laçit Besnik Prenga, i cili mendohet se do të sjellë në Laç një sulmues nga kampionati kroat, aty ku ai ka ndërtuar karrierën e tij si trajner profesionist. Kontaktet e shumta mund të bëjnë që kurbinasit të kenë në duar një sulmues premtues.
Laçi ka afruar gjatë janarit mbrojtësin 20-vjeçar Ilirian Ceka. Kurbinasit e nisin 2019 me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit në Ballsh dhe në kampionat me Kukësin.