
Jan Vertonghen do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Mbrojtësi belg nuk ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën angleze dhe kërkon një aventurë të re.
Sipas mediave spanjolle, në garë për shërbimet e tij përveç Interit është futur edhe Real Betis. Kërkesa e tij është rreth 3 milionë euro në sezon, ndërsa duket e vështirë për ekipin spanjoll të paguajë një shifër të tillë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Vertonghen pasi ofertat nuk mungojnë.
Poll