
Giorgio Chiellini është një lojtar i lirë. Mbrojtësi i ka përfunduar kontrata me bardhezinjtë dhe për momentin nuk ka ende një vendim zyrtar për të ardhmen e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi është bindur nga Chiellini që mund të vazhdojë të japë ende në ekip e për këtë arsye do t'i ofrojë rinovimin e kontratës të paktën edhe për një sezon.
Kapiteni ka shkëlqyer me Italinë në EURO 2020 dhe me mbylljen e këtij kompeticioni pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e Juventusit.
Poll