Odise Roshi rikthehet në Frankfurt, jo për të luajtur, por për pushime. Një qytet që e njeh shumë mirë, sepse është aktivizuar me skuadrën e dytë të këtij qyteti.
Te FSV Frankfurt në Bundesligën 2, mesfushori kuqezi nuk la shumë “gjurmë”, por sigurisht që kampionati gjerman ka lënë “shenjë” në karrierën e tij, sidomos me Këlnin në Bundesligën 1.
Roshi ka vizituar Frankfurtin dhe nuk ka humbur rastin për ta fiksuar këtë moment dhe më pas foton ta postojë në Instagram. Pas pushimeve të fundvitit në vendin tonë, mesfushori i Terek Groznit ka zgjedhur Gjermaninë për t’u relaksuar.
Kampionati rus rinis më 5 mars, pasi temperaturat gjatë janarit dhe shkurtit janë ekstremisht të ulëta.
Terek Grozni i Roshit, Balajt dhe i Berishës do të luajë më 5 mars kundër FC Ufa, sfidë e vlefshme për kampionatin e Rusisë.