Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë U21 Atdhe Rashiti ka firmosur sot me skuadrën e dytë të Deportivo Alaveshit në Spanjë. Lajmin e ka dhënë vetë klubi "MiniGlorias" në faqen e tyre në "Facebook".
" Afrimi jonë i ri: Atdhe Rashiti".
19-vjeçari ka luajtur me ekipet zinxhir të Baselit nga 2014-2018. Në karrierë ka shënuar 27 gola në 73 takime, ku ka spikatur në Ligën Elitare Zvicerane për 18-vjeçarët.Ndërkohë ai ka luajtur një takim me Shqipërinë U21 që drejtohet nga Alban Bushi.
Poll