
Klodian Duro është banori më i ri i Big Brother Albania VIP 3. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare dhe trajneri i disa klubeve ka vendosur të izolohet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, siç kishte raportuar më parë Newsbomb.al dhe Newsport.al.
Lexo edhe: Ish-lojtari i Kombëtares dhe trajneri i njohur pjesë e Big Brother Albania VIP 3
Hyrja e Duros në BBV3, që së fundmi ka qenë trajner i Gjilanit ka bërë bujë të madhe, sidomos në Kosovë. Një nga personazhet e njohur të futbollit dardan siç është Ismet Munishi, ka reaguar në lidhje me hyrjen e Duros në Big Brother Albania. Munishi shprehet se nuk duhet paragjykuar se pse trajneri zgjodhi të futej në BBV.
Shkrimi i plotë i Ismet Munishit:
“Big Brother Albania dhe Big Brother Kosova është për njerëz. Ky forma është i popullarizuar te ne shqipet sepse na interesojnë punët e huaja dhe me spiunu me dëgju te dera e ma për bire të çelsit atë tjetrin dhe mi dëgju komshintë ç’ka po flasin, flaka na del.
Masi jemi të tillë mos e paragjykoni kolegun tim Duron e asnji banor që merr guximin me e tregu privatësinë e vet që ju me shiku e me komentu e kush don edhe mu knaq. Respekte koleg, Klodian Duro!”.