Jahmir Hyka është larguar zyrtarisht nga Luzerna. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka mbyllur aventurën në Zvicër, teksa tashmë do të transferohet në Amerikë për të luajtu në MLS. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Luzernës falënderon shtatshkurtrin dhe njofton që ai do të nisë një aventurë të re futbollistike në Amerikë, me California Club San Jose.
“Jahmir Hyka i është bashkuar klubit të California San Josë në ligën amerikane. Ne duam të falënderojmë Hykën për kontributin e dhënë dhe i urojmë gjithë të mirat në Amerikë”, shkruhej në faqen zyrtare të Luzernës në facebook.
- Njoftimi i klubit zvicerian në facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.