
Jahmir Hyka është një hap drejt largimit nga Luzern. Mesfushori i Kombëtares kuqezi po përgatitet i vetëm në kompleksin stërvitor pranë stadiumit të skuadrës së tij dhe jo me skuadrën e cila ka nisur përgatitjet dimërore në jug të Spanjës.
Gazeta zviceriane "Zuger Zeitung" shkruan se Hyka ka pranuar që marrëveshja me klubin amerikan të San Jose Earthquakes është pranë konkretizimit, ndonëse duhet më parë të gjejë akordin financiar me Luzernën.
Por, drejtori sportiv i Luzernës, Remo Gaugler ka dekluruar për "Zuger Zeitung" se: "Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Hykën nga klubi i MLS-së, San Jose. Unë nuk di asnjë për këtë histori".
Me pak fjalë, mesfushori kuqezi ka pranuar të transferohet në kampionatin Amerikan, por dy klubet nuk kanë gjetur akordin financiar, pasi Hyka ka kontratë deri në fund të sezonit me Luzernën dhe tashmë mbetet për t'u parë nëse ai do të transferohet që në këtë merkato dimri te San Jose Earthquakes, apo do të presë fundin e sezonit për t'u larguar me parametër zero.