Pas videos së postuar nga Ndriçim Shtubina në Facebook gjatë momentit të dyluftimit të Pjeshkës dhe Muzkës, kapiteni i Vllaznisë ka dashur ta sqarojë këtë veprim të tij, duke pranuar se e ka postuar videon pa asnjë qëllim të keq, ndërsa i kërkon falje Muzakës duke qenë se mesfushori i Tiranës u dëmtua pas atij momenti.
Fillimisht, Shtubina ka komentuar në lajmin e postuar nga redaksia e newsport.al.
Ndërkohë që, i kontaktuar për newsport.al, Shtubina ka sqaruar gjithçka duke thënë: “Thjesht do dëshiroja të mos ketë keqkuptime, sepse njerëzit e marrim për keq. Por, unë thjesht më pëlqeu si moment dhe e postova për humor, sepse tani kemi edhe festa dhe duhet t’i kalojmë sa më me humor. Besoj se Muzaka nuk do ta marrë për keq.
Nuk kam pasur asnjë qëllim të keq dhe të gjithë ata që më njohin e dinë se unë jam tip që nuk i bëj gjërat me tendencë të keqe. Përkundrazi kërkoj të jem sa më i çiltër me kolegët të kujtdo skuadre qofshin".
[caption id="attachment_67436" align="alignnone" width="561"] Komenti i Shtubines ne faqen e Facebook-ut te newsport.al[/caption]